Ndihmonte emigrantë të kalonin kufirin drejt Malit të Zi, bie në pranga 28-vjeçari në Shkodër

Ndihmonte emigrantë të kalonin kufirin drejt Malit të Zi, bie në pranga 28-vjeçari në Shkodër

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga vendet e treta të kalonin kufirin jeshil me Greqinë në drejtim të Malit të Zi. Vijojnë operacionet nga Policia, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të dhënies ndihmë për kalim të kufijve, në mënyrë të paligjshme. Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”. Ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga një 28-vjeçar. Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara...