Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tragjedi/ 4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile, arrestohet nëna e së miturës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos nëGreqi, ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një pishinë. Vogëlushja, vajzë e vetme e një familjeje shqiptare që prej vitesh jeton dhe punon në ishull, kishte dalë për të luajtur në kopshtin e shtëpisë së saj rreth orës 15:00. Sipas informacioneve, në një moment ajo i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe u zhduk. Nëna, e alarmuar, nisi menjëherë kërkimet bashkë me fqinjët, por pa rezultat. Vetëm pak më vonë, rreth 150 metra larg shtëpisë së familjes, vajza u gjet në pishinën e një vile nga kuzhinieri i saj, i cili kishte mbërritur për të filluar punën. Në atë kohë, turistët që qëndronin në vilë nuk ndodheshin aty. Policia u njoftua menjëherë dhe e...