Vendet e punës që po zëvendësohen nga inteligjenca artificiale

Vendet e punës që po zëvendësohen nga inteligjenca artificiale

Para pak ditësh A. Aga, në të 50-tat e tij, humbi punën në call center në të cilën po punonte 15 vitet e fundit. Vodafone Italia shkurtoi rreth 450 punonjës në Shqipëri, të cilët kryenin shërbimet ndaj klientit, duke i zëvendësuar ata me një chatbot të integruar me Inteligjencën Artificiale. “Atë që bënin 750 punonjës për disa orë, tani e bën Inteligjenca Artificiale vetëm në tri minuta dhe pa asnjë gabim”, tha z. Aga. Deri në fund të vitit pritet të humbin punën rreth 900 punonjës që ofronin shërbimet call center nga Shqipëria për Vodafone Italia. Inteligjenca Artificiale po integrohet me shpejtësi në shumë procese pune, teksa kompanitë e teknologjisë janë duke zhvilluar lloje të reja për profesione të ndërlikuara. Teknologjia po përparon aq shpejt sa...