Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama fton qytetarët në nismën “Male të Pastra”: Kujdesi ndaj natyrës është përgjegjësi e përbashkët
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë këtë mëngjes një mesazh për qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen aksionit “Male të Pastra”, i cili do të zhvillohet më 26 gusht në dhjetë parqe kombëtare dhe natyrore të vendit. “Mirëmëngjes 😊 dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës ‘Male të Pastra’, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në datën 26 gusht, si një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët, ju uroj një fundjavë të mbarë 🫶”, shkruan Rama. Nisma synon të ndërgjegjësojë qytetarët për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe mbrojtjes së parqeve natyrore, duke i kthyer aksionet e pastrimit në një shembull të përbashkët qytetar.