Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident në Lungomare, makina përplaset me motorin
Aktualitet E Premte, 22 Gusht 2025 20:30 Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në shëtitoren Lungomare. Sipas burimeve të policisë së Vlorës një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Autoambulanca ka shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe ka transportuar të plagosurin në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.