Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë

Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë

Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos certifikuar Listën Srpska për zgjedhjet lokale, Grupi i Quintit (Francë, Gjermani, Itali, Mbretëri e Bashkuar, SHBA) dhe Zyra e BE-së në Kosovë kanë shprehur shqetësim të thellë. Në një reagim të përbashkët, ata theksojnë se “çdo veprim për të përjashtuar komunitete të caktuara minon parimet demokratike dhe gërryen besimin në institucionet e Kosovës”. Reagimi vjen pas votimit të djeshëm në KQZ, ku rekomandimi për certifikimin e Listës Srpska mori vetëm dy vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime, duke e lënë atë jashtë garës për zgjedhjet e 12 tetorit. Quint dhe BE kërkuan që të gjitha procedurat të kryhen në përputhje të rreptë me rregullat dhe mandatin e KQZ-së dhe i bënë thirrje qeverisë në...