Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Draghi kritikon BE-në: Vëzhguese nga Ukraina në Gaza, zgjedhja e Trump zgjim brutal për Evropën
Ish-kryeministri italian dhe ish-president i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, ka dhënë një deklaratë të fortë në Takimin e Riminit, duke shprehur zhgënjimin e tij me rolin e Bashkimit Evropian në arenën gjeopolitike. Ai theksoi se viti aktual do të mbahet mend si ai në të cilin u zhduk iluzioni se madhësia ekonomike e BE-së do të sillte automatikisht fuqi dhe ndikim politik. Draghi e cilësoi BE-në si “margjinale dhe një vëzhguese” në çështje kyçe ndërkombëtare, duke përmendur konfliktet në Ukrainë dhe Gaza. “Pavarësisht se ka dhënë kontributin më të madh financiar në luftën në Ukrainë, BE-ja deri tani ka luajtur një rol shumë të vogël në negociatat e paqes”, tha ai. Draghi gjithashtu shprehu shqetësimin për varësinë e Evropës nga Kina dhe për presionet e ushtruara...