Nëna e Prigozhin thyen heshtjen: E dinte që do të vdiste pas rebelimit të dështuar

Nëna e Prigozhin thyen heshtjen: E dinte që do të vdiste pas rebelimit të dështuar

Gati një vit pas vdekjes së tij në një aksident ajror, nëna e Yevgeny Prigozhinit, Violetta Prigozhina, ka thyer heshtjen në një intervistë për median ruse Fontanka. Ajo ka zbuluar detaje tronditëse rreth takimit të saj të fundit me të birin, duke treguar se ai dukej “i dënuar” pas rebelimit të dështuar dhe e kishte parashikuar vetë vdekjen e tij. Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit mercenar Wagner, vdiq në verën e vitit 2023 kur avioni i tij u rrëzua, dy muaj pas marshimit të shkurtër të luftëtarëve të tij drejt Moskës. Agjencitë perëndimore të inteligjencës besojnë se ai u vra me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin, si hakmarrje për kryengritjen. Violetta Prigozhina tha se e paralajmëroi të birin të mos e sfidonte autoritetin e Putinit, duke...