Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV – Shkodër/ Ura e Drishtit me dërrasa të kalbura, jeta e banorëve çdo ditë në rrezik
Ura e varur që lidh fshatrin Drisht me qendrën e njësisë administrative Postribë, është kthyer në kërcënim për banorët e zonës. Dërrasat e urës janë kalbur ndërsa pjesa metalike e strukturës është ndryshkur, duke u kthyer në rrezik për fëmijët dhe përdoruesit e urës. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia Shkodër, për të zëvendësuar pjesët e dëmtuara të urës. Nga SYRI TV Ura është jetike për banorët e fshatit Drisht në Postribë. Ajo lidh fshatin me qendrën e njësisë administrative, por kalimi mbi të është një makth për banorët.Ura është rrezik për të moshuarit dhe fëmijët, këta të fundit së shpejti do të rithehen në shkollë, duke përdorur pikërisht këtë urë plotë rrezik, për të shkuar drejt dijes.Dërrasat e urës janë kalbur duke u thyer, në disa segmente...