Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
22 persona kanë kërkuar që të largohen nga Izraeli dhe të kthehen në Maqedoni
👁9701
Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Maqedonisë së Veriut është krijuar një shtab krize, i cili monitoron vazhdimisht situatën dhe është në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha nevojat që lidhen me ndihmën, mbështetjen dhe asistencën. Deri më sot, gjithsej 22 persona kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga territori i Izraelit dhe për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut, si dhe anëtarë të familjeve të tyre të ngushta. Po zhvillohen aktivitete për evakuimin e tyre të menjëhershëm dhe transferimin në një vend të sigurt,...