Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ngërçi politik vazhdon në Kosovë, nuk ka konstituim të Kuvendit
Ngërçi politik vazhdon në Kosovë. Deputetët as në tentimin e dytë, që vjen pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk kanë arritur të zgjedhin kryeparlamentarin e ri. Të pranishëm në sallë ishin 115 deputetë. Kësaj here, LVV propozoi Hekuran Muratin për kryeparlamentar, por as ky propozim nuk mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur. Propozimin e tij para deputetëve e bëri Donika Gërvalla. Murati mori vetëm 57 vota pro, 51 kundër dhe gjashtë abstenuan. Kryesuesi i seancës për konstituimin e Kuvendit, Avni Dehari njoftoi se emri i propozuar nga Vetëvendosje nuk mori votat e nevojshme dhe në këto kushte tha se seanca e radhës do jetë më 24 gusht, në orën 11:00.