Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Vidhnin në Ksamil: arrestohet 21-vjeçarja italiane, procedohen 2 bashkëpunëtoret e saj – VIDEO
Vidhnin sende me vlerë, në zonën e bulevardit të Ksamilit, kapet dhe arrestohet 21-vjeçarja italiane, procedohen penalisht 2 bashkëpunëtoret e saj, shtetase italiane. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve për goditjen e krimeve kundër pronës, pas marrjes së njoftimit për një vjedhje të ndodhur në zonën e Ksamilit, zhvilluan një punë hetimore të shpejtë dhe profesionale, e cila bëri të mundur identifikimin e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë të gjithë mekanizmit të ngjarjes. Konkretisht, si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja italiane:• M. D., 21 vjeçe. Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 bashkëpunëtoret e saj, shtetase italiane:• G. D., 18 vjeçe,• G. C., 22 vjeçe. Nga hetimet dyshohet se këto...