Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Reuters” zbulon kushtet e Putinit për paqen: Kërkohet Donbasi, mosanëtarësimi në NATO dhe neutralitet ushtarak
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga i gjithë territori i rajonit lindor të Donbasit, të mos e synojë anëtarësimin në NATO, të mbetet shtet neutral dhe të mos pranojë trupa perëndimore në territorin e saj. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters“, e cila lajmin e bazon në tri burime të afërta me diskutimet e nivelit të lartë në Kremlin, në propozimin e tij të ri, presidenti rus ka këmbëngulur që Ukraina të tërhiqet tërësisht nga pjesët e Donbasit që i ka ende nën kontroll. Si këmbim, Moska do të ndalej në vilat aktuale të frontit në Zaporizhia dhe Kherson, shtuan ato. Rusia ka nën kontroll rreth 88 për qind të territorit të Donbasit e 73 për qind të Khersonit...