Rama: Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit hap dyert brenda vjeshtës i restauruar

Rama: Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit hap dyert brenda vjeshtës i restauruar

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga puna që po vijon për rikonstruksionin e Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës. Ai bëri të ditur se thesaret e historisë, me mbi 2400 objekte arkeologjike, do t’i rikthehen qytetit dhe gjithë Shqipërisë në pavione moderne dhe kushte bashkëkohore. Sipas Ramës, “brenda vjeshtës, në pavione moderne e kushte bashkëkohore, muzeu do të kthehet në një atraksion të rëndësishëm të turizmit kulturor dhe një hapësirë tërheqëse për vizitorët. Rihapja e muzeut do të sjellë hapësira të shtuara ekspozuese më funksionale, brenda dhe jashtë, një linjë muzeore të rikonceptuar, hapësira të dedikuara për aktivitetet edukative të fëmijëve dhe për zhvillime seminaresh. Punimet restauruese në këtë objekt po kryhen në kuadër të programit EU4Culture, që zbatohet nga UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë...