Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?
Donald Trump dhe liderët e BE SHBA-Pas samitit të Ukrainës në Uashington Evropa premton të luajë rolin e saj në një proces paqeje për Ukrainën. Po a do t’i përmirësojë ky premtim marrëdhëniet me SHBA-në? Bilanci i takimit në Uashington të krerëve të shteteve dhe qeverive evropiane në Shtëpinë e Bardhë del mjaft i balancuar. Nga njëra anë, Evropa, kontinenti i kjetër mori frymë lirisht: nuk pati asnjë konfrontim midis Volodymyr Zelenski dhe Donald Trumpit, siç pati shkurtin e kaluar – apo edhe një shkëputje të marrëdhënies transatlantike. Nga ana tjetër, Donald Trump nuk i përmbushi kërkesat kryesore evropiane – para së gjithash, kërkesën për një armëpushim përpara se të fillonin negociatat e paqes për Ukrainën. Niklas Ebert përgjegjës për programin e sigurisë në institutin Marshall Fund thotë, se...