Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
54 seanca pa asnjë rezultat! A do të konstituohet Kuvendi i Kosovës?
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në seancën e radhës konstituive që do të mbahet në orën 11:00. Pas dështimit të seancës më datë 20 gusht, deputetët do të mblidhen në seancën e dytë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që i detyron ta zgjedhin kryeparlamentarin me votim të hapur e për 30 ditë. Të mërkurën, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit propozoi sërish për kryeparlamentare Albulena Haxhiun, por nuk i siguroi dot 61 votat e nevojshme. Madje, as propozimi i dytë, kandidatura e Donika Gërvallës nuk arriti konsensus. Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të qartë qëndrimin e saj se nuk voton asnjë kandidat për kryeparlamentar që ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit....