Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbi 55 milionë viza “nën lupë”, DASH nis operacionin e madh të verifikimit
Departamenti i Shtetit Amerikan ka nisur një rishikim të plotë të mbi 55 milionë vizave të lëshuara për të gjithë të huajt që jetojnë aktualisht në SHBA. Lajmin e raporton ekskluzivisht Associated Press. Autoritetet kanë paralajmëruar se të gjithë ata që posedojnë vizë janë subjekt i kontrollit të vazhdueshëm, me vëmendje të veçantë ndaj çdo elementi që mund të justifikojë revokimin dhe deportimin. Fokus i veçantë do të jenë shoferët e kamionëve. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, në një postim në “X” ka shkruar: “Me efekt të menjëhershëm, do të ndalojmë lëshimin e vizave të punës për kamionistët e huaj. Rritja e numrit të shoferëve të huaj te kamionët e mëdhenj rrezikon jetën e amerikanëve dhe minon të ardhurat e kamionistëve amerikanë.” Që nga rikthimi...