Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lavrov: Trupat evropiane në Ukrainë, të papranueshme
Ministri i Jashtëm rus Lavrov e quajti një mision të mundshëm paqeruajtës të trupave evropiane në Ukrainë si “krejtësisht të papranueshëm”. Rusia njoftoi edhe se synon të zgjerojë mburojën e saj të mbrojtjes bërthamore. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e quajti vendosjen e trupave evropiane në Ukrainë si “krejtësisht të papranueshme”. Lidhur me garancitë e mundshme të sigurisë që duan të ofrojnë shtetet evropiane për Ukrainën, Lavrov u shpreh për “ndërhyrje të huaj në pjesë të Ukrainës”. Agjencia e lajmeve AFP njofton se gjatë një vizite të homologut të tij indian në Moskë Lavrovi kishte thënë se kjo do të ishte “krejtësisht e papranueshme” për Rusinë. Lavrovi këmbënguli që ditën e mërkurë (20.08,) për pjesëmarrjen e Rusisë në bisedimet mbi garancitë e sigurisë. Kremlini...