Drita afër ëndrrës evropiane pas fitores ndaj Differdanges

Drita afër ëndrrës evropiane pas fitores ndaj Differdanges

Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit, ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 2:1 ndaj Differdanges nga Luksemburgu, në ndeshjen e parë të play-off-it të Conference League, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Heroi i takimit ishte Albert Dabiqaj, i cili në minutën e 30-të shënoi golin e parë dhe më pas, në minutën e 78-të fitoi penalltinë vendimtare. Differdange arriti të barazojë përkohësisht rezultatin në minutën e 65-të me një goditje të fuqishme nga distanca të Buch, por Besnik Krasniqi nuk gaboi nga pika e bardhë duke i dhënë fitoren Dritës 2:1. Ky rezultat e vendos skuadrën e Zekirija Ramadanit një hap larg fazës së grupeve, megjithatë gjithçka do të vuloset në ndeshjen e kthimit në Luksemburg, ku Drita do të kërkojë...