Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Përplasja për certifikimin e listës Serbe: Serbia dënon vendimin e KQZ-së, Kosova mbron kushtetutshmërinë
Serbia e ka dënuar “fuqishëm” vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës për moscertifikimin e partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq. Në një mbledhje të mbajtur të enjten pasdite, anëtarët e komisionit zgjedhor nuk votuan për certifikimin e saj pas ankesave të dy anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Njëri nga anëtarët, Sami Kurteshi, tha se mbi “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”. Qeveria e Serbisë, më 7 gusht, mori mbi 20 vendime kadrovike për emërimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të institucioneve, mes tyre edhe disa...