Shtëpia e Bardhë zbarkon në “TikTok”, videoja e parë merr 2 milionë shikime

Shtëpia e Bardhë zbarkon në “TikTok”, videoja e parë merr 2 milionë shikime

Logoja është e thjeshtë: sfond i zi dhe mbishkrimi i bardhë: “The White House”. Poshtë, përshkrimi: “Mirë se vini në Epokën e Artë të Amerikës”. Kjo është llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në rrjetin social “Tik Tok”. Brenda një dite, ky profil ka mbledhur mbi 250 mijë ndjekës. Kjo ndodh pavarësisht ligjit që hyri në fuqi në janar, i cili parashikon bllokimin total të rrjetit social kinez brenda kufijve amerikanë, përveçse nëse ai shitet te një kompani amerikane. Megjithatë, administrata Trump ka lënë të kuptohet qartë se jo vetëm që e mbështet “TikTok”-un, por ka edhe gjithë synimin ta shfrytëzojë maksimalisht këtë mjet të fuqishëm komunikimi. @whitehouseAmerica we are BACK! What’s up TikTok? ♬ original sound – The White House Presidenti e kuptoi vërtet ndikimin e tij gjatë...