Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Analizë/ Putin, vasal i Kinës: Roli i Pekinit dhe kurthet për “carin”
Vendosuni në vend të Vladimir Putinit. Para tre vjetësh e gjysmë nisi një pushtim duke dërguar ushtrinë 60 kilometra drejt Kievit. Qëllimi ishte të pushtonte sistemin politik të Ukrainës (“ta denazifikonte”) dhe ta vendoste vendin nën kontrollin e tij (“ta çmilitarizonte”). Lufta u bë aq e ashpër saqë pas vetëm një muaji, periferitë e kryeqytetit, Hostomel, Irpin, Bucha, u shkatërruan plotësisht. Por plani dështoi! Pas një muaji, trupat ruse u tërhoqën. Më pas u përqendrua në lindje të Ukrainës. Në tre vjet e gjysmë janë sakrifikuar jetët e mbi 250 mijë rusëve, me rreth 1 milion të plagosur, 15 herë më shumë se humbjet e Bashkimit Sovjetik në Afganistan në vitet ’80, që e çuan drejt shpërbërjes. Janë shpenzuar rreth 500 miliardë dollarë jo për...