Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Drita një hap larg historisë në garat evropiane
Skuadra kampione e Kosovës, Drita, sot zhvillon ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Konferencës kundër ekipit nga Luksemburgu, Differdange. Përballja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00. Ky duel është i një rëndësie të veçantë për gjilanasit, të cilët kanë mundësinë të shkruajnë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian. Drita e njeh mirë kundërshtarin, pasi vetëm pak javë më parë e eliminoi në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur në të dyja ndeshjet, me rezultatet 1-0 dhe 3-2. Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Luksemburg, ndërsa rezultati i kësaj sfide do të jetë vendimtar për ëndrrën evropiane të kampionëve...