Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Po notonin në thellësi, por dallgët u rrezikuan jetën! Policia shpëton tre turistë në Velipojë
Policia e Shtetit ka shpëtuar të enjten tre turistë që po rrezikonin të mbyteshin në thellësi në plazhin e Velipojës. Veprimi i shpejtë i shërbimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, parandaloi një tragjedi. Turistët, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, po laheshin në det të thellë dhe nuk po arrinin të ktheheshin në breg për shkak të dallgëve të forta. Pas marrjes së njoftimit, menjëherë u angazhua një skaf i Policisë Kufitare. Me anë të mjetit lundrues, forcat e rendit lokalizuan shpejt tre shtetasit dhe i kthyen ata në breg të sigurt. Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e të treve është e mirë. Policia Kufitare dhe Drejtoria Vendore e Policisë konfirmuan se shërbimet e tyre do të vazhdojnë të