Aksident në Gjermani: 30 kosovarë të lënduar, gjashtë në gjendje të rëndë

Aksident në Gjermani: 30 kosovarë të lënduar, gjashtë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Irschenberg të Bavarisë, ku një autobus me udhëtarë nga Kosova u përplas me një kamion në autostradën A8.Sipas policisë gjermane, aksidenti ndodhi rreth orës 00:05, kur shoferi 49-vjeçar i autobusit, shtetas i Sllovenisë, nuk arriti të vërejë në kohë kamionin e drejtuar nga një 46-vjeçar polak. Përplasja nga pas shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe lëndime të shumta.Nga gjithsej 50 udhëtarë kosovarë, 30 u lënduan, prej të cilëve gjashtë mbetën në gjendje të rëndë. Të plagosurit u dërguan në spitale të zonës, disa prej tyre me ndihmën e helikopterëve të emergjencës. Të lënduarit më lehtë u trajtuan në stacionin e zjarrfikësve të Irschenbergut.Për shkak të përplasjes, kamioni i...