Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë: Nëse Kievi refuzon, lufta vazhdon

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë: Nëse Kievi refuzon, lufta vazhdon

Agjencia ndërkombëtare Reuters ka zbuluar tre kërkesat kryesore të presidentit rus Vladimir Putin për të pranuar një marrëveshje paqeje me Ukrainën. Burime të njohura me qëndrimin e Kremlinit thanë se këto janë kushtet themelore për ndaljen e luftës: Dorëzimi i plotë i rajonit të Donbasit, përfshirë territoret ende nën kontrollin ukrainas, Heqja dorë nga aspiratat për anëtarësim në NATO, Neutralitet i garantuar ligjërisht dhe ndalim për trupat perëndimore në territorin ukrainas. Sipas këtyre burimeve, në këmbim të plotësimit të këtyre kushteve, Moska do të ndalojë operacionet ushtarake në frontet e Zaporizhias dhe Khersonit, ku Rusia aktualisht kontrollon përkatësisht 88% të Donbasit dhe 73% të dy rajoneve jugore. Po ashtu, Kremlini thuhet se është i gatshëm të tërhiqet pjesërisht nga disa zona të Kharkiv, Sumy dhe...