Reuters zbardh kushtet e Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Reuters zbardh kushtet e Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga i gjithë rajoni lindor i Donbasit, të heqë dorë nga ambiciet për t’u bashkuar me NATO-n, të mbetet neutrale dhe të mbajë trupat perëndimore jashtë vendit. Një javë pas samitit SHBA-Rusi, Reuters ka bërë të ditur kornizat e asaj që Kremlini do të donte të shihte në një marrëveshje të mundshme paqeje për t’i dhënë fund luftës tre vjeçare. Në thelb, sipas burimeve ruse, Putin ka bërë kompromis dhe lëshime mbi kërkesat territoriale që kishte paraqitur një vit më parë e ku kërkonte që Ukraina ti jepte të katërt rajonet që moska I pretendon si pjesë të saj, Dontesk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, të cilat përbëjnë Donbasin,  plus Kherson dhe Zaporizhzhia...