Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vetëvendosja, kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale
Anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, e ka kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit. Duke folur në mbledhjen e KQZ-së, ku pritet të votohet për certifikimin apo jo të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit, Kurteshi tha se mbi “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”. Kurteshi e ka kundërshtuar kandidaturën e Sasha Millosheviqit nga Lista Serbe për kryetar të Novobërdës, duke thënë se ai ishte emëruar nga qeveria serbe për kryetar të komunës së Gjilanit, komunë kjo paralele serbe. “Ky luan rol dyfish”, tha Kurteshi. “Ky punon në institucione të një...