Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë, për ndihmë shkon një helikopter

Flakët dalin sërish jashtë kontrollit në Kurorën e Dardhës në Pukë, për ndihmë shkon një helikopter

Dalin jashtë kontrollit sërish zjarret pranë kurorës së Dardhës në Pukë. Dy vatra e zjarrit janë pranë lumit të Trunit dhe pranë Kulumrisë. Krahas forcave nga toka, po vepron edhe një helikopter për shuarjen e flakëve. Era po përhap me shpejtësi flakët. Zjarret në ekonominë pyjore Sakat-Lak-Hidhi janë aktive prej 10 ditësh.