Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Video/ Sherr në një anije turistike, përleshja e ashpër për mish pule
Një përleshje e dhunshme shpërtheu në një anije turistike Carnival pasi pasagjerët u përleshën ndërsa prisnin në radhë për ushqim. Videoja e përleshjes tregon një grup pasagjerësh të rinj që shkëmbejnë grushte dhe hedhin njëri-tjetrin në tokë, ndërsa pasagjerë të tjerë mblidhen përreth për të parë kaosin. Rojet u përpoqën të ndërhynin dhe njëri prej tyre u largua nga përleshja dhe nxori radio-telefonin e tij. Pasagjerët shkëmbyen grushte dhe këpucë, ndërsa telefonat celularë u hodhën në dysheme. Shumë kalimtarë regjistruan përleshjen, me njërin që bërtiste: “Ku është sigurimi?” Mike Terra, i cili filmoi incidentin dhe postoi videon në mediat sociale dy ditë më parë, e ktheu kamerën ndërsa filmonte dhe tha: “Është çmenduri që po zihen për copëza pule.” Sherri shpërtheu të hënën – ditën...