Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sulmi ndaj gazsjellësit ‘Nord Stream’, Italia arreston autorin e dyshuar, ukrainasi do ekstradohet për në Gjermani
Prokurorët gjermanë kanë bërë të ditur sot arrestimin e një shtetasi ukrainas, i identifikuar si Serhii K., i dyshuar për organizimin e sabotimit të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2 në shtator 2022. Arrestimi u krye nga policia italiane në Rimini gjatë natës, bazuar në një urdhër-arrest evropian të lëshuar nga Gjermania. Sipas prokurorisë federale gjermane, Serhii K. akuzohet se ka qenë një nga organizatorët kryesorë të operacionit që vendosi eksplozivë në gazsjellësit Nord Stream pranë ishullit danez të Bornholm-it. Sulmi shkaktoi rrjedhje masive gazi dhe dëmtoi rëndë të dy gazsjellësit, duke ndërprerë një lidhje kyçe energjetike midis Rusisë dhe Evropës. Hetuesit besojnë se grupi i përfshirë përdori një jaht të marrë me qira nga porti gjerman i Rostock-ut, duke përdorur identitete të rreme për...