I dënuar për vjedhje, kapet në Durrës 25-vjeçari për llogari të Zvicrës

I dënuar për vjedhje, kapet në Durrës 25-vjeçari për llogari të Zvicrës

Kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Zvicër, një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin. Mërgim Bruti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, pasi Gjykata e Luzern, Zvicër, me vendimin e datës 08.01.2025, e ka dënuar me 27 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Zvicër, për ta ekstraduar këtë shtetas.