Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shpërthimi i Nord Stream në vitin 2022/ Arrestohet në Itali ukrainasi, ja akuzat ndaj tij
Policia italiane ka arrestuar një ukrainas të dyshuar për koordinimin e sulmeve të vitit 2022 ndaj tubacioneve Nord Stream, tha të enjten prokurori i përgjithshëm i Gjermanisë. I dyshuari, i identifikuar vetëm si Serhii K ishte pjesë e një grupi personash që vendosën pajisje në tubacionet pranë ishullit danez Bornholm në shtator 2022, thuhet në një deklaratë nga zyra e prokurorit. Top Channel