Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Spanja përballet me sezonin më të keq të zjarreve, 380 mijë hektarë tokë të djegura
Spanja po përballet me një nga sezonet e saj më të këqija të zjarreve, ku flakët kanë përfshirë disa rajone si Galicia, Estremadura dhe Castilla Leon, duke shkatërruar pyjet, tokën bujqësore dhe infrastrukturën. Në disa zona, flakët kanë shkrumbuar më shumë tokë në një ditë të vetme sesa janë djegur gjatë gjithë vitit të kaluar. Zjarret kanë përkuar me një valë të nxehti 16-ditore, një nga më të gjatat në dekada. Linjat hekurudhore, rrugët kryesore janë detyruar të mbyllen, duke ndërprerë udhëtimin dhe turizmin në kulmin e verës. Sistemi Evropian i Informacionit të Zjarreve Pyjore (EFFIS) llogarit se 380,000 hektarë janë djegur në Spanjë deri më tani këtë vit, ndërsa lufta kundër flakëve vazhdon. Kryeministri Pedro Sanchez njoftoi se zonat e para të prekura nga...