Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
BSH do të ndryshojë rregulloren për veprimet që regjistrohen në bilancin e pagesave
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren e saj “Për veprimtarinë valutore”. Objekti i rregullores në fjalë është përcaktimi i rregullave për kryerjen e veprimeve që regjistrohen në llogarinë korente dhe kapitale, në formën e pagesave dhe transfertave nga dhe në Republikën e Shqipërisë.Ato përfshijnë veprimet ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve nëpërmjet përdorimit të mjeteve të pagesës në valutë dhe transferimin e njëanshëm të aktiveve nga dhe në Republikën e Shqipërisë.Ndryshimet e propozuara në rregullore lidhen kryesisht me detajimin e përkufizimit të konceptit të rezidencës. Megjithëse në pamje të parë ndryshimet lidhen me teknikalitete, përkufizimi i rezidencës është element i rëndësishëm në llogaritjen e flukseve në bilancin e pagesave të vendit.Sipas projekt-rregullores, rezident klasifikohet çdo person fizik ose person juridik që e ka qendrën...