Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Republikanët ‘i luten’ Trumpit: Mos iu nënshtro Putinit, mund të përfitojë shumë
Ligjvënësit republikanë kanë reaguar pozitivisht ndaj presidentit Donald Trump për takimin me Vladimir Putinin dhe përpjekjet për ta futur liderin rus në një dhomë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Por, ndërsa administrata e Trump sugjeron – të paktën teorikisht – mundësinë e një marrëveshjeje paqeje, sado e pamundur të duket ajo, diçka tjetër po përshkon komentet e shumë republikanëve: një frikë jo aq të fshehur se Putin mund të përfitojë tepër. Në ditët e fundit, shumë republikanë dhe aleatë mediatikë të Trump kanë shtuar paralajmërime, duke e nxitur që të tregojë më shumë skepticizëm dhe ashpërsi ndaj Putinit sesa ka shfaqur publikisht. Dhe shumë prej tyre janë shprehur hapur se kanë frikë se procesi mund të përfundojë si një “fitore” për Putinin – një shqetësim...