Dy persona tentojnë të përdhunojnë 19-vjeçaren në Athinë! Policia mbron autorët, e pëson boksieri shqiptar! Si u manipulua ngjarja

Dy persona tentojnë të përdhunojnë 19-vjeçaren në Athinë! Policia mbron autorët, e pëson boksieri shqiptar! Si u manipulua ngjarja

Një 19-vjeçare greke ka rënë pre e një tentative përdhunimi në tualetin e një klubi nate në Athinë, teksa ndodhej nën shoqërinë e të dashurit të saj shqiptar. Sipas mediave greke, e reja ka denoncuar një efektiv policie dhe mikun e tij, ndërsa ajo ishte me të dashurit të saj shqiptar, 22-vjeç, që sipas mediave, është një boksier i njohur. Ngjarja, sipas gazetës greke Espresso, ka ndodhur më 21 qershor 2025 rreth orës 05:10 të mëngjesit, ndërsa denoncimi për tentativë përdhunimi dhe cenim të dinjitetit seksual është dorëzuar në Prokurorinë e Athinës më 1 korrik. 19-vjeçarja, me profesion estetiste, rrëfen se pasi ishte ulur në zonën VIP me të dashurin e saj 22-vjeçar dhe një mik të tyrin, është ndjekur deri në tualet nga dy burra të...