Plagosja e 28-vjeçarit në Hamallaj, arrestohen dy persona, shpallen në kërkim dy të tjerë

Plagosja e 28-vjeçarit në Hamallaj, arrestohen dy persona, shpallen në kërkim dy të tjerë

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së ndodhur në Hamallaj të Durrësit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar. Policia bën të ditur se konflikti nisi për parkimin e një automjeti, vijoi me sende të forta dhe më pas u përdorën armët e zjarrit. Alfons Lekgegaj dhe Armen Sabliqi janë vë në pranga, ndërsa Altin Lekgegaj dhe Serxho Lekgegaj janë shpallur në kërkim ndërsa është zbardhur dinamika e ngjarjes. Njoftimi i policisë: Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në Hamallaj, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar, gjatë një konflikti me sende të forta e më pas me armë zjarri, për parkimin e një automjeti. Vihen në pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë. Sekuestrohen dy armë të ftohta...