Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Familja në ankth, policia në alarm!/ Zbardhet e vërteta e zhdukjes së ish-zv/drejtorit të AKSHI-t
Disa orë pasi u raportua i zhdukur nga familjarët, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është rikthyer në shtëpi. Gazetari Sokol Dema raporton se në dëshminë e dhënë pas rikthimit në banesë, Shima ka sqaruar se ishte larguar drejt jugut të vendit pas një konflikti me partneren e tij. Megjithatë, ai nuk ka ofruar shpjegime të mëtejshme lidhur me mesazhin që i kishte dërguar familjes, ku pretendonte se po arrestohej nga policia. Shima u denoncua i zhdukur pasditen e së mërkurës nga nëna e tij, e cila u paraqit në komisariatin nr.1 me dyshime se mund të jetë arrestuar, pasi në një komunikim që kishte pasur me një të afërt, kishte thënë se po e arrestonin. Nga verifikimet e kryera,...