Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Benz”-i përplaset me makinat e parkuara në Durrës, shoferi humbi kontrollin e mjetit
Një aksident që përfshiu disa mjete ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Vllazërimi”, në lagjen 17, në Durrës. Sipas burimeve, drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe u përplas me disa makina të parkuara buzë rrugës. Në këtë ngjarje rrugore u përfshinë edhe 5 automjete të tjera. Nga aksidenti nuk raportohet të ketë persona të lënduar, ndërsa u shkaktua trafik i rënduar në këtë aks rrugor. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes që paraprakisht deklarohet se u shkaktua nga shpejtësia në drejtim. Top Channel