12 vatra zjarri janë në vend

12 vatra zjarri janë në vend

Prej orës 09:00 të ditës së sotme deri në orën 20:00, janë raportuar 12 vatra zjarri nga të cilat 6 vatra janë shuar, 2 vatra janë aktive, dhe 4 vatra janë në monitorim. Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, sipas të cilës vijon të jetë aktiv zjarri në parkun natyror të Gërmenjit, ndërsa në orët e pasdites është regjistruar një vatër e re zjarri pranë tunelit të Krrabës. Po kështu është raktivizuar zjarri në Lapardha të Vlorës. Vatrat e izoluara dhe shuara plotësisht: 1-Lagjja numër 1, Rrogozhinë. 2-Fshati Ahmataj, njësia administrative Tropojë e Vjetër, bashkia Tropojë. 3-Fshati Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë. 4-Fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër. 5-Lagjja numër 3, Vlorë. 6-Fshati Durisht, njësia...