U denoncua si i zhdukur, kush është Daniel Shima? Roli që kishte prej më shumë se 4 vitesh te AKSHI

U denoncua si i zhdukur, kush është Daniel Shima? Roli që kishte prej më shumë se 4 vitesh te AKSHI

Familjarët e ish-zv.drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima, kanë bërë kallëzim në komisariatin nr.1 në Tiranë për humbjen e kontakteve më të. Denoncimi është bërë ditën e sotme, ndërsa nuk dihen rrethanat. “Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç. Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, njofton policia. AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), është një institucion publik, që merret me zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve dixhitale shtetërore; shërbimet online për qytetarët dhe bizneset; sigurinë dhe integrimin e sistemeve të informacionit...