Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Taylor Swift e sjell albumin e ri edhe në kasetë, një format që po ringjallet mes të rinjve
Kur Taylor Swift të publikojë albumin e saj më të ri Life of a Showgirl, ai nuk do të jetë i disponueshëm vetëm në platformat e transmetimit apo në vinil, por edhe në kasetë. Formati i dikurshëm, që në vitet ’80 e ’90 mbizotëronte në tregun muzikor para se të zëvendësohej nga CD-të dhe më pas nga shërbimet online, po përjeton një ringjallje të papritur. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, shitjet e kasetave janë rritur nga rreth 80 mijë kopje në vitin 2015 në mbi 436 mijë në vitin 2023. Ekspertët e industrisë thonë se ky rikthim është kryesisht meritë e të ashtuquajturve “super fansa” – dëgjues të përkushtuar që shpenzojnë më shumë, ndjekin çdo publikim të artistit të preferuar dhe kërkojnë formate fizike përtej...