Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia

Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me lajmin për zhdukjen e  ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima. Sipas njoftimit të bluve, denoncimi për humbjen e tij është bërë rreth orës 17:00, nga nëna e tij. Po ashtu, policia njofton se po pubohet për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij. Tiranë/Informacion Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç. Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.