Të shtëna me armë zjarri në Durrës, 28-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën (Emri)

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, 28-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën (Emri)

Një plagosje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në Hamallaj në Durrës. Paraprakisht deklarohet se një person u qëllua me dy plumba në trup, kurse autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Toyota Yaris”. Shtetasi Altin Lekëgegaj, 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Liridon Rata, 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.  Dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një vend parkimi. Forcat e policisë ndodhen në terren dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Postblloqe janë ngritur në rrugën që lidh Hamallajn me autostradën Durrës Tiranë, si dhe në këtë aks kombëtar drejt të cilit dyshohet se ka lëvizur autori pas krimit. Njoftimi i policise Rreth orës...