Plagosja në Hamallaj/ Identifikohet autori, sherri nisi për parkimin! 28 vjeçari me dy plumba në trup në gjëndje të rëndë

Plagosja në Hamallaj/ Identifikohet autori, sherri nisi për parkimin! 28 vjeçari me dy plumba në trup në gjëndje të rëndë

Detaje të reja lidhur me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:40 në Hamallaj të Durrësit, ku një person mori dy plumba. Burimet bëjnë me dije se autori i dyshuar është Altin Lekegegaj, i cili u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet “Toyota Yaris”.  I plagosur ka mbetur Liridon Rada. "Në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën" informoi sot policia. Dyshohet se autori dhe i plagosuri janë konfliktuar për një vend parkimi dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Forcat e policisë ndodhen në terren dhe po vijojnë kërkimet për kapjen...