Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Moska u ndalon hyrjen 21 personave që punojnë me mediat britanike
                            Rusia njoftoi se i ka ndaluar hyrjen 21 personave të akuzuar si bashkëpunëtorë me “media të dëmshme britanike” për të promovuar narrativa anti-ruse. Lista përfshin gazetarë, ekspertë dhe anëtarë të OJQ-ve. Emrat e tyre iu shtuan atyre të disa qindra shtetasve të tjerë perëndimorë që Rusia i ka vendosur në një “listë ndalimi” që nga fillimi i luftës në Ukrainë . Britania njoftoi sot vendosjen e sanksioneve të reja ndaj rrjeteve të kriptomonedhave që operojnë nga Rusia. Top Channel