FDA ngre alarmin, karkalecat e paketuar të dyshuar për kontaminim radioaktiv

FDA ngre alarmin, karkalecat e paketuar të dyshuar për kontaminim radioaktiv

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) ka paralajmëruar qytetarët amerikanë të mos konsumojnë disa produkte karkalecash të ngrirë të markës Great Value, të shitur në rrjetin e supermarketeve Walmart, për shkak të dyshimeve për kontaminim me Cesium-137, një izotop radioaktiv.FDA bëri të ditur se kushdo që ka blerë produktet duhet t’i hedhë menjëherë dhe të mos i konsumojë. Paralajmërimi erdhi pasi Dogana dhe Mbrojtja e Kufijve e SHBA-së (CBP) zbuloi praninë e Cs-137 në disa kontejnerë transporti në katër porte amerikane – Los Angeles, Houston, Savannah dhe Miami. Kontejnerët e prekur janë bllokuar dhe nuk janë lejuar të hyjnë në vend.Hetimi dhe shqetësimet e FDA-sëAgjencia tha se po “heton në mënyrë aktive” rastin e kontaminimit me Cs-137 në ngarkesat e ardhura nga Indonezia....