Putin bisedon me Erdogan, presidenca turke: Turqia mbështet përpjekjet për paqe në Ukrainë

Putin bisedon me Erdogan, presidenca turke: Turqia mbështet përpjekjet për paqe në Ukrainë

Bota E Mërkurë, 20 Gusht 2025 16:15 Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin. Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë me pjesëmarrjen e të gjitha palëve, i tha Tayyip Erdogan Vladimir Putinit në një telefonatë sot, sipas presidencës turke. Po ashtu presidenti turk Erdogan i tha Putinit se po ndiqte nga afër zhvillimet në lidhje me procesin dhe se Turqia ishte përpjekur për një paqe të drejtë që nga fillimi i luftës, tha presidenca turke. Sipas mediave të huaja, në njoftimin e Moskës për bisedën telefonike thuhet se Putin shprehu vlerësimin e Rusisë për përpjekjet e Turqisë për të lehtësuar bisedimet midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas në Stamboll.