Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
KAYO dhe TIMAK Defence/ PD: Afera korruptive që “cenojnë sigurinë kombëtare”
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për një “aferë të re dhe tepër të rëndë korruptive” që, sipas PD-së, “cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare”. Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, kërkoi hetim të menjëhershëm nga institucionet për kompanitë KAYO dhe TIMAK Defence, si dhe për disa kompani të tjera me kapital minimal. Në një deklaratë për mediat, Balliu shpjegoi se në maj 2024, kryeministri Edi Rama krijoi shoqërinë “KAYO”, duke emëruar në krye ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun. Sipas Balliut, kjo shoqëri, me vendim qeverie, mori kompetenca të jashtëzakonshme për të lidhur kontrata në fushën e industrisë së armëve. Denoncimi kryesor lidhet me kompaninë TIMAC shpk, të cilën Rama e ka promovuar personalisht. Sipas Balliut, më 17 qershor 2025, pronarja e TIMAC, Arjeta Puca, shiti 49%...